LUTJE PRANVERE.
Me ç’bukuri ngjyer djerinat e syve mëngjezit,
shpërthim i heshtur.
Kridhet e gjelbra larmisë që
mbi kryet mban
Epshit të buzëve
fshihen,
zgjohen dëshirat përvëlimtare,
ajrit dridhen
i falen vështimit imcak të luledeleve.
Nimfa janë
Dalë prej përrallash
ndalen në stinë të paemërt
sa për te zbejtur kërshërinë e lakminë
djemkave.
Lutur duart m’i zgjatin
ulen ballit
Humboj, zemrës të pranverës.
