Nëna ime!
Nënë të jam shumë mirënjohëse që më ke edukuar deri në moshën 48 vjeçe, deri atëhere kur ëndrra jote për të më parë ashtu siç deshe ti Nënë, t’u realizua.
Faleminderit Nënë që sakrifikove të gjithë jetën tënde për mua, të më rrije pranë sa të merrja edukatën prej teje njetëzore që foshnjë, dhe me gjuhën e ëmbël tënden më këshilloje, më këndoje, më mësoje, më lexpje abetaren në fillore.
Më laje, më krihje, më hekurosje përparësen e shkollës e të isha shëmbull në gjithë shkollën.
Mbaj mënd oj Nënë, që mësuesja kujdestare na bënte kontrroll pastërtie çdo javë, a çdo ditë në fillore, pasi sëmundjet infektive ishin pa numërim në vitet “78- e sipër…, dhe më erdhi rradha mua të më kontrollonte përpara klasës , kur unë kisha flokë të gjata, bishtkale, dhe isha nga të parat në bangë.
Mbaj mënd që më mbajti një çerek ore të më kontrolloi fije më fije flokët, e më në fund më tha; – “i thuaj mamit, që je një pastërtore e rregullt dhe do ju japim një falenderim si prindër shëmbull me fëmijët”.
Unë nga krenaria erdha në shtëpi me vrap të të thoja se; – “mësuesja më kontrrolloi, por nuk më gjeti asnjë parazitë në kokë, ndërsa të tjerave u këshilloi ta lanin kokën me vajguri për thërriza e për morra”
Nënë të jam shumë mirënjohëse që më bëre si veten, e që më ndoqe në rrugëtimin tim, të jem një nxënëse shëmbullore, në edukatë, në mësim, e në rregull e pastërti.
Për këtë nënë flasin veprat,
bashkëmoshatarët e mi, shoqet e shokët e klssës që në fillore e deri në maturë.
Nuk do e imagjinoja dot veten të rritesha pa nënë, pa prindër, (jetime).
