Thursday, April 23, 2026
BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-Në librat e rritjes tënde Në librat e rritjes tënde(Dita...

Drita Rubjeka Zeneli-Në librat e rritjes tënde Në librat e rritjes tënde(Dita e librit në Botë)

Të kërkova sot bir, të kërkova,
Ti po jetoje në epokën time,
Të babait tënd,
Mbi pemën ku ngjizen fletët,
Ulur ndër degët që bëhen ulësit e jetës,
Në drurin me myshk të njomë, si ti,
Brenda pyllit ku pleqërojnë lisat mijëvjeçarë,
E kur moshimi i përkul, i kthen në libër,

Të kërkova sot bir,
Në palestrën e trurit,
Kur s’kishte telefonë me valë të gjatë,
Kur shkruanim një shënim me dorë,

Më kujtove epokën njerëzore biri im,
Shënimet,
Librat,
Fletoret,

Më kujtove marëdhënien klasike,
Pa tabletë,
Pa algoritëm,
Kur pak fjalë,
Shkruar në letër,
Kishin trajtën e dashurisë,
Pak fjalë,
Shkruar në ditën e dashurisë,
Në letër,
Në spitalin e lindjes,

Një libër,
Dhuruar në ditën e dashurisë,
Në ditën e lindjes,
Një libër,
Në netët pa gjumë,
Në praggjumin e fëmijëve,
Një libër,
Shumë libra,
Në epokën tonë,

Sa shumë të kërkova sot bir,
Ndoshta, ndoshta në shtratin e pemës,
Ti po me kërkoje mua,
Kërkoje zërin tim,
Në librat e rritjes tënde…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT