Margarita Xhepa … Sophia Loren shqiptare..!!!”
…Ka lindur me 2 prill 1932 ne Lushnje. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.
Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: majlindën tek “majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
Në vitin 1997 interpretoi ne filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
Filmat ku ka luajtur role teper te sukseshme:
-Në kërkim të kujt (2011), serial
-Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
-Kronikë provinciale – (2009)
-Ne dhe Lenini – (2008)
-I dashur armik – (2004)
-Mirupafshim – (1997)
-E diela e fundit – (1993)
-Një djalë edhe një vajzë – (1990), mesuese Kristina
-Vitet e pritjes – (1990), nëna e Helenës
-Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e -Kostandinit dhe Doruntinës
-Pesha e kohës (1988)
-Pranvera s’erdhi vetëm – (1988)
-Misioni përtej detit – (1988)
-Rrethi i kujtesës – (1987)
-Fillim i vështirë – (1986), shoqe e Zanës
-Gabimi – (1986)
-Gurët e shtëpisë sime – (1985)
-Militanti – (1984)
-Apasionata – (1983)
-Dora e ngrohtë – (1983)
-Shokët – (1982)
-Dita e parë e emrimit – (1981)
-Me hapin e shokëve – (1979) (TV)
-Dollia e dasmës sime – (1978)
-Gjeneral gramafoni – (1978)
-Koncert në vitin 1936 (1978)
-Dimri i fundit – (1976)
Pylli i lirisë – (1976) nëna e Vlashit
Tokë e përgjakur – (1976)
Vitet e para – (1965) si Zyraka
..Urojmë nga zemra mikes të shqiptarëve edhe shumë vite të tjera mes nesh….

