“Dashurohem me poezinë”
Dashurohem me poezinë
Dhe rrokaputhur me të qëndroj
Të gjithë emocionin e ndjenjën ja fal
Poezia fjala e shpirtit që zërin ta dëgjon.
Kur rrjeshtat shkruaj në pentagram
Paqen aty e gjej sa më qetësojnë
Magjishëm të merr në fronin e sajë
Me lapsin ndër gishta të ndez pasion
.
Fjalët i shkruan zemra me tik-taket që rrahin
Fjalë malli, loti e g’zimi të ndjera shpirtërisht
Mendimi e ndjenja fluturon mes vargjesh
Dhimbjen e lumturinë ja fal veç poezisë.
I ruaj të gjitha kujtimet në gjirin e sajë
Dhe sa herë kujtesa më kërkon diç’ka
E hap sirtarin ku shgarravinat i mbaj
Përmallem, ngazëllehem e zhytem në ta.
Poezinë e dua, e ruaj si dy sytë në ballë
Udhëtare të jetës e kam, nga vetja se ndaj.!
