Të heshtësh për të…
Mendoj,
Se mund t’ishte më bukur,
Të mendoje për të,
Të jetoje për të,
Të vdisje për të.
Të heshtje për të.
Hëëëmmm…
Të heshtje!
E në heshtje,
Brenda teje shpërthenin drita
Yjet ndiznin qiellin,
brenda natës së natës.
Sa të bukura bëheshin
të gjitha errësirat
e fjalët,
det i pastër!
Çelnin lule ndë shpirt,
nji e nga nji
Tjetër ajër merrte liria.
Të heshtësh ndjenjat vetëm për të
Qënka më bukur se vetë dashuria!
