Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-NATË E PËRJETSHME

Elvira Zeneli-NATË E PËRJETSHME

NATË E PËRJETSHME

Në ëndrrat e mia erdhe krejt papritur…
U zgjova symbyllur,
Sytë nuk doja t`i hapja,
Nga frika se mund të më ikje
E dot më s’të kapja!


Si tokë e zhuritur
Buzën e tharë e njoma
Me dashuri!

Nuk do të lëshoj deri në agim,
Te dehemi marrëzisht me dashuri!


Çdo dashuri e ka një çmim,
Le të derdhet vera mbi trupin tim…!


Këtë natë qenkam si Rozafë
E u përpëlitkam në baladë!


Le të jetë kjo Ura e dashurisë
Dhe unë flija e saj!


Por një zë më pëshpërit:
Ti nuk je flija,
Je përjetësia!


Në kopshtin e Edenit nuk ka përkohshmëri,
S’ka turp e mëkat…!


Euridika dhe Orfeu
Njëqind vjet jetuan këtë natë!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT