Ylli ndërkombëtar Shakira duket e prekur teksa lë Spanjën, për të filluar një jetë të re në Miami me fëmijët e saj, pas ndarjes nga partneri i 11 viteve, Gerard Pique.
SPANJË-Ylli ndërkombëtar Shakira duket e prekur teksa lë Spanjën, për të filluar një jetë të re në Miami me fëmijët e saj, pas ndarjes nga partneri i 11 viteve, Gerard Pique.
Shakira dukej e prekur ndërkohë që i jepte lamtumirën Barcelonës, qytetit të saj të zemrës. Ky vendim për t’u larguar duket se ka ardhur nga një njoftim për lënie të banesës, ardhur nga babai i ish-bashkëshortit të saj, Joan Pique. Sipas lajmeve në shtypin spanjoll, Shakira ka marrë një email nga babai i Pique më 13 mars, ku i kërkohej të braktiste menjëherë shtëpinë e ish çiftit, ose duhet të paguante kompensim.
Këngëtarja është shoqëruar në aeroport nga dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha, të cilët priten të fillojnë shkollën në Amerikë në 11 prill. U panë të emocionuar teksa takonin miqtë dhe familjarët , para se të largoheshin me avionin e tyre privat. Të dielën, Shakira postoi një shkrim të ndjerë në Instagram, lidhur me largimin e saj.
“U zhvendosa në Barcelonë për t’i dhënë fëmijëve të mi stabilitet, dhe të njëjtën gjë po kërkojmë tani në një tjetër cep të botës, afër familjes, miqve dhe detit. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë. Faleminderit të gjithëve që më kanë inkurajuar, më kanë tharë lotët, më kanë inspiruar dhe më kanë bërë të rritem. Faleminderit fansave të mi spanjollë që më kanë mbrojtur gjithmonë me dashurinë dhe besnikërinë e tyre,”- ka shkruar Shakira.
Ish-parnteri më i urryer momentalisht, ka filluar bashkëjetesën me të dashurën 24-vjeçare Clara Chia Marti, e duket se Shakira dëshiron të jetë sa më larg të jetë e mundur nga çifti./Mirror

