PSE S’VJEN MOJ DALLËNDYSHE?
Pse s’kthehesh dallëndyshe?
Si ta kuptoj që ndryshe,
sillesh me këtë bukuri,
gjëmëmadhen Çamëri!
“Ikën vitet një nga një
çerdhja jote, imja prishur.
Ulur këmbëkryq dimri i zi
Dhe e keqja përherë ri.
Për çfarë ngjan ato ditë
Lumi ngjyrën e kuqoi.
Tokë e qiell u lemeris,
Hënë e Diell u gremis.
I forti vulosi ligjin,
Bota përkrahu të ligun.
Korrur jeta me hanxhar
Vendaliu quajtur barbar!”
Ofshan dallëndyshe gjorë
Tragjedi, parë në botë.
Por nuk kanë jo të dytë
Tragjeditë e Kombit tonë.
