EDHE ATËHERË
Kur të ndahet për së gjalli mishi prej shpirtit,
Kur të vjellet Hana e yjet peng t’i mbajnë,
Kur qielli të vjetërohet si thahet filizi
Atëherë edhe ne mund të na ndajnë …
Kur të ngrihet nga suferina e acaret dielli,
Kur vala me bregun mos të duhen ma ,
E mëngjeseve mos t’kaltërojë përmbi mua qielli;
Kur detet të shteren e të thahen,
Atëherë edhe unë nuk kam me të ba za..
Kur malet të rrëzohen e të bahen thërrime,
Kur pranvera për mua të harrojë me ardhë,
Atëherë zemra ka me ndalë së rrahuri,
Por prej shpirtit tem ti kurrë s’ke me dalë,
Sepse për ty, kudo që t’jem,
Kam me u lutë e me u falë .
