SIPËR TRYEZËS
Flejnë e ëndrrojnë
takimet për nesër
aq lehtë arrijnë ngrohtësinë
e trupit në këpucën e shqyer
sipas dëshirave shpërngulen njerëzit
nëpër qytete te botës,
përcjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton ‘simfoninë
e Betovenit,
lozin ballo konteshat me barinj,
adhuruesit e ‘simfonise’
thurrin procka anekdota
homazhe për t’i bërë
kompozitorit të ndjerë
kështu fatet arnohen
nëpër relacione botërore
sipër tryezes dritë më bënë
llampa me vaj guri.
…………………………………….
Përrallë Ishte
…
Mbretërinë
Në ënderr
E pashë
shndërruar
Në një statujë ishte
Vetëm..
Për një shekull jetë
Hiq më pak
Më duhej të zbresi
Nëpër shkallët
Prej kristali
T’a kontaktoj
Agronin
Në oborrin mbretëror’
Dasmortë hedhin vallen
E dashurisë
Për ardhjen t’ime
Solemne
Krejt,nga ky takim
Kalorësit e ”Trojes’
Më quajtën
Teutë
Kur më panë
Në përqafim
Me Agronin
Përrallë ishte
Më besoni
Vetëm një përrallë
Mbretërore
E shtjelluar
Nga ëndrra
Ishte…..
…………………………………………………
Më thoni si të doni
…..
Labirintheve té kohés
Udhétova udhëve pa udhë
Për gjatë natés
Duke i kafshu gishtérinjté e dorés
Papritmas më shfaqet
(Artemida) e përlotun
Mbéshtillet né pagjumësinë e universit
Kalldërmeve t’radhëtisë dënesë
Ndërsa unë zvarritësha disi e hutuar
Herë djathtas herë majtas
Koridoreve të legjendës
pa e hapun dritaren
Vetëm (Doruntinën) e pashë
Të pragu i konakut
Ku Fryente një erë e harlisun
Me shi
Drejt meje vinte si me magji
Mveshun me lëkuren e gjarprit
Atë natë datën nuk e mbaj mend aq
Veçse akt dhunimi ishte
Po ishte besomni se po….
Në çast
I thash vetés
Ooo. Dërgoma një engjéll
Të vdesi jashtë kësaj kohe
Pa e ditun se kush jam
Apo të rroj si një grua e trishtuar
Në k’të cep të botés.
Më thoni si të doni
Unë nuk du të kontaktoj
Me burra t’shfrenum
Jo!
Jo!
Pastaj té më quajnë lavire
Pa pikén e fajit
Atëhere Populli im
Faji mbetet jetim
Ballë krimit të t’yre
Ah sërish më thoni si të doni
Unë tashmë me boten
Dialogova me gjuhen e paqes
Vetém me Gjuhën e paqes
Dhe burrë shtetasëve t’botes
JU thash Shekspirin e lexoj
Njësoj si Bethovenin…