Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-Mbretëroja

Sanie Rrokaj-Mbretëroja

Më ikin mendimet
si lejleku që fluturon
Kërcejnë si gramafon
kur rrotullohet ngadalë
syri qesh me to
si deti mbi dallgë
I kapa shpejtë
nga dora si lëshova
Ktheva kokën mbas
me të gjelbërtën fola

I mora në duar
dhe me to notova…
Preka realitetin
duke ëndërruar
Gjeta brënda vetes
këngën e pakënduar.

Aroma shi
Lundroi mbi re
Lartë përmbi hënë drita rrezatonte
Nëpër mjergull zbrita
Të kapja lulet
Ato nga duart ikën në errësirën e natës një zog
me zë të vrarë
vetëm këndonte
hëna sy ngrirë
Në horizont vështronte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT