DRITË NË SHUPLAKË DORE
Ti je një stinë e bukur dhe,
nuk mund të ta mbyll dritaren.
Zatën, rreth plagës së gjakut tim
nata e lëshon vetëm pamjen tënde,
një pamje e mbuluar me plisa dheu.
Ndaj,
dua t’i mbjell të gjitha pamjet tua,
të të marr gjithë frymën e gjokseve,
dritën tënde ta vë në shuplakë nate.
Përfundimisht,
dua të mbillem pranë teje,
pas shiut të ndez një zjarr bubulak,
të nxjerr një flakë sa një bojë njeriu,
për të parë të gjitha hijeshitë e tua të ndezura…
