Provojnë shpatat kalorësit e çmendinës
Kanë thirrur mejdan bajlozë të zi modern
Derdhet mbi qytete barut, hekur e zjarr
Derdhet mbi qytetar kjo luftë që s’ka të ndalur
Erdhën hipur në kalin e Trojës batalione të tëra
Me rropullimë tankesh e rraketahedhësish
Dilni, dilni , thanë se këtu ka trokitur pranvera
Huqeni nga supet xhaketën, xhaketën e vjetër
Dilni po të doni të të shetisni rrugëve të kuqe
Ku trëndafilat thithin tym të dendur baruti
Ose vetë mund të kthehrni në buqeta me lule
Apo gonxhe që ende pa çelur petalet këputen
Nuk e ndalin vrapin kalorësit e dehur nga marrëzia
Me valixhet në krah e gishtin gati në butone
Hajden zotërinjë, hajdeni kjo është demokracia
Le ta kthejmë një gotë, të gjithë të dehemi sonte
Era shpërnda tymin dhe erën e trupave të djegur.
Shtëpitë kthehen në gërmadha rrugët në puse gjaku
Por kalorësit e çmendinës provojnë një armë tjetër
Mos e provoftë kush çfar bën po të erdh tek pragu
