NË ËNDRRA DASHURISH
Më humbën metaforat mesnatës,
tisit të hënës kërkova t’i gjej,
luanin sinfoni në nanurima oqeanëve,
nën pluhur yjesh laheshin në qiej.
E zgjata dotën t’i prek ledhatimesh,
me fije malli t’i kthej te unë,
në ëndrra dashurish më ikën tutje,
ujvara ndjenjash rrodhën në gjumë.
