Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-A DO BËHET NDONJËHERË SHQIPËRIA!

Bukurie Binjaku-A DO BËHET NDONJËHERË SHQIPËRIA!

A DO BËHET NDONJËHERË SHQIPËRIA!

A DO BËHET NDONJËHERË SHQIPËRIA!
A do bëhet Shqipëria, ndonjëherë
Paqja e lumturia, dritë të lulëzojë,
Kur do ndritin yjet, si në pranverë,
Atdheu im i dashur, a do begatojë?!


Viktimat sa janë, numrin nuk e gjen
Çdo ditë vriten, me thika e me armë,
As në luftë të organizuar, që e urren,
Njerëz pa gjak, që vrasin dhe vëllanë!


Biri mohon nënën, dhe nëna fëmijën
Nënë kjo s’quhet, djalë mos i thënçin,
Motrat me njëra tjetrën, për pasurinë,
Kot nëna u thonë, shpirtin si shkëmbi.


Ju rrofshin pasuritë, pra ato materiale
Asgjë s’reziston, një ditë shkatërrohet,
Këtu kësaj bote, do mbeten këto male,
Gjurmë e mirësisë, kurrë s’mbarohet.


E dimë mirë varfërinë, kohën e kaluar
Veç ujin e natyrën, s’patëm me racjon,
Bujku kooperativist, keq e ka përjetuar,
Pa u gdhirë në punë, deri natën vonë.


U gëzuan shqiptarët, kur u kthye sistemi
Por rrëmujë e bujshme, dhe e neveritshme,
Depo armësh u hapën, uzinat na i shembi,
Rinia e pashpresë, mori udhët e kurbetit.


Ku të kthehen më, askush s’na mbështet
Një mal me dhëmbje, sa mallë e sakrifica,
Ah Atdheu im, plagët seç t’i shtoi ky shtet,
Popull fisnik-heroik, kur do të të vijë drita?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT