Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-..."Të jap fjalën se do të shkruaj dhe përsëri jam...

Pirro Minella Millona-…”Të jap fjalën se do të shkruaj dhe përsëri jam i sigurtë se nuk do e mbaroj dot librin për Ty faqen e fundit do e shkruajmë bashke..!!!”.

.”Të jap fjalën se do të shkruaj dhe përsëri jam i sigurtë se nuk do e mbaroj dot librin për Ty faqen e fundit do e shkruajmë bashke..!!!”.

…..Do të vazhdoj të shkruaj për takimin tonë të rastësishëm, ndoshta nuk do të ndodhe kurrë ndonjëherë.

Nuk do të ndaloj së shkruari për natën tonë të paharruar dhe jam i sigurtë që të gjithë do të përjetojnë vuajtjen tonë.

Diten tjeter do te shkruaj per jeten e pa jetuar te asaj jete qe mund te pershkuanim ne te dy.

Do te shkruaj per castet tona plot dashuri, per momentet perrallore te shijuara nga te dy, sigurisht qe edhe do te shkruaj per fatin qe e mundi kete dashuri.

Ne rrjeshat e mia te shkruara do te jene syte e tu qe gjenin strehim ne shikimin tim.

Vend te rendesishem ne brendesine e rrjeshtave te mi do te jene endrrat qe u struken thelle ne zemrat tona dhe nuk gjeten kurre driten e dliresise per tu realiizuar, ato endrra qe u thermuan

Mes rrjeshtave te mia do te shkruaj per emocionet tona te forta, por qe bota nuk i pa nuk i ndjeu.

O zot sa shume kam per te shkruar per lumturien tone qe kaluam, ku syte tane i permallon me ate ndjesi te bukur.

Ne oborrin tend kurdohere celnin trendafilat edhe per ata do te shkruaj qe edhe sot ashtu i pashe te celur plot kundermim arome te vecante si dikur kur na prisnin pas mbremjeve te vona.

Edhe Hena qe na shoqeronte ne puthjen e fundit do te shkruaj se perseri aty eshte dhe pret te mbaroje puthja e jone.

…Dhe fletën e fundit poshtë derës do ta hedh të bardhë vetëm të nëshkruar me siglën time atë plotësoje Ti dhe sille ta botojmë librin tonë të dashurisë…..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT