Sunday, December 28, 2025
BallinaSportBrixhilda Dede-YLLËZON

Brixhilda Dede-YLLËZON

YLLËZON

Varses së saj shëmbëllehen rrugë të panjohura jete.
Herë, muzg smaraldi dritësuar mirësi.
Herë, ëndërr e virgjër ylli, tretur në kaltërsi.


Shpirti telajo trëndafili rozë,
Flladitur petale në horizonte dijesh,
Ku shi i situr mendimesh,
rilind, harmoni ngjyra vegimesh.


Hartës së syve të saj, lexohen shpresa,
Më të fuqishme se kolorët e globit.
Mimika si në sinfoninë e Cilibidaches merr mijëra dritë jetë prej universit.


Ku të ulet dashuria prehërit, a ka vënd!
Ç’ do qelizë shege, zafir vishet trupit tënd.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT