Një 9 vjeçare ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti që ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në autostradën “Arben Xhaferi” në segmentin Prishtinë-Lipjan.
Rasti është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Ii cili ka bërë të ditur se lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, ka thënë ai.
Hoxha tutje ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje lidhur me këtë rast.
Në fund, ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes.\