E thjeshtë!
Nuk më duket se vitet shkojnë
Tek mua si në pamje e në flokë
E në trup jam si zanë gjithmonë njësoj
E në ecje jam e drejtë, nuk çaloj!
Nuk e ndjej largimin e viteve
Tutje, si me pahirë, e pakthime
As erërat që fryjnë në dimër, egër
Sa çel një lule, më sjell nur’ më tepër!
Nuk e di, e nëse e ndjejnë të gjitha gratë
Këtë, dëshirë e pamje që po më sjellë
Sa herë ikin ditët nga mëngjesi në darkë
Më duket në sy, faqe, ballë, se Dielli ndrin!
Nuk lakmoj të dukem më e bukur
As mejkapin kurrë nuk e preferoj
Por një gjë më bën të dukem më e bukur
Shpirti si ëngjëll, e të pastër që s’e ka asnjë!
E në mos e besofshi ju të tjerë
Me veten e them e shkruaj siç e ndjej
Pasi vetvetja ime më ka bërë të jem
Kjo që shikoni e lexoni, si një grua e thjeshtë!
