Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-PRANVERA E HERËSHME

Zymer H. Haliti-PRANVERA E HERËSHME

PRANVERA E HERËSHME

Lulet kishin filluar të çelnin petalet
e dielli po ngrohte si të ishte verë
nga vapa madhe hapnim dritaret
të mendonim se është pranverë…


Por kjo ngrohtësi nuk zgjati shumë
sepse një erë e marrë filloi stuhinë
disa përjetuan panik,madje dhe unë
duke shikuar diellin humbte fuqinë.


Retë e zeza shpejt mbulonin qiellin
në çdo anë shiu binte pa pushim…
njerëzit kërkonin në çdo çast diellin
por atë e kishin zënë retë n’pabesim.


E ne mendonim se ishim në pranverë
bashkë me lulet që kudo patën çelë
por ajo stinë e herëshme mos ardhtë
s’duam të zhgënjehemi edhe njëherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT