Sunday, December 22, 2024
BallinaSportYlli i Barcelonës kërkon largimin në janar

Ylli i Barcelonës kërkon largimin në janar

Barcelona në këtë afat kalimtar të janarit mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e ekipit të parë.


Bëhet fjalë për portierin Neto, që ka bërë kërkesë që të largohet nga Barcelona, kështu raporton e përditshmja “El Nacional”, transmeton lajmi.net.

32-vjeçari thuhet se ka kërkuar nga klubi të pranojë ofertën e Flamengos para se afati kalimtar dimëror të mbyllet

Neto iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 dhe zhvilloi vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat, derisa nuk arriti të gjejë pozitën e titullarit shkaku i formës të lartë të Marc-Andre ter Stegen.

Ndërkohë, Barcelona gjithashtu është e hapur për shitjen e Netos, ngase ka shprehur dëshirë për të larguar disa nga lojtarët kryesorë në mënyrë që të regjistrojë Ferran orres, derisa edhe duan transferimin e Alvaro Moratas.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT