Një grua
krejt në të zeza,
tërheq hijen,
gjithë rrugicën me vete.
Heshtja tek ajo
është drita e ftohtë e mureve me gëlqere
dhe përvijohet me magjinë e një vashe
që zbulon para pasqyrës se është e bukur
e këtë i duhet ta fshehë sa më parë.
Ajo s’e di:
dëshira ime është hija,
q’e bën të ndjejë përkëdhelje tek sisa,
është pesha tek gjunjët, këputja
që s’e di nga i vjen.