PËRRENJTË e NATËS
Lindën
pasdites së vontë,
grykave.
Perëndimi
me kokën në duart e horizontit
gdhend verbërin e vet.
Kodrës
mbllaçitin britmat e hutuara
të hënës.
Të uritur,
gjymtyrë pa mbrojtur
me eshtrat e bardha
gjunjët e livadhit
joshin.
Notojnë tokës.
As ëndrra,
as kujtime.
Rrëzohen tatëpjetës.
Lugina me afsh ngjyer.
Nata
një e nga një
numuron hapat e rinj.
Pastaj,
si nuse lakuriq
në shtratin e deteve
hyjnë pa zhurmë e bujë.
