Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-“HOMO SAPIENS”(Njeri i zgjuar)

Arif Molliqi-“HOMO SAPIENS”(Njeri i zgjuar)

Kur zbriti majmuni nga pema
dhe u fut në shpellë
ju duke vetja ndryshe
nuk e dinte se zbritjen e tij nga pema
më vonë e kanë quajtur “revolucioni i njeriut”
megjithatë shumë kohë ka vazhduar të kacavirret
nëpër lisa
pa e ditur çka thotë Darvini

Zbritja nga pema
ishte diçka më fat
sepse u mësuan më ecë drejtë
u mësuan më ngrenë mishin e pjekur në zjarr
mësuan si mund të masturbonin
kur përtonin të prisnin radhën e një gruaje

Më kalimin e kohës
ata që kishin instinkte të tjera
dilnin jashtë shpelle diku në pyll
të mos i sheh kush
të ishin autentik në zanatin e vet
nga kjo për herë të parë lindi xhelozia
ndaj njëri-tjetrit

Megjithatë shumë më vonë
vdekjen
funeralin
lindjen e kuptua përmes zotave të tyre
të bindur se ashtu duhet të ndodhte
pa e kuptua pse binte shi me bubullima
duke e pasur instinktin e frikës
kur lindte dielli,
kur dilte hana
kur binte terri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT