BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-DARDANISË

Valbona Ahmeti-DARDANISË

Je diell e hanë që mban ndriçuar
Udhët e lashta të historisë
Bukuria të derdhet ujëvarë
Si buzëqeshja e një fëmije të brishtë

Je çikë që të ndizen faqet zjarr
Pas puthjes tënde të parë
Edhe kur flokëbora malet t’i mbulon
Bëhesh si nuse me kurorë

Je madhështore, je grua fisnike
Buzë mjaltë, hyjni e bujari me hir të rrallë
Shtigjet tua portrete të skuqura
Heshtur të flasin mbi ballë

Gjatë natës je shkëlqim hëne
Në mëngjes çelesh si lule zambak
Je besnike e dashurisë së fshehtë
Je ëndërr, tingull lahute, shprit që më përflak

Me bjeshkënalta e rudina, je lulëkuqe e tëra
Je Shotë, je Perëndeshë e dashurisë
Me oborret tua të gjera
Ruajte rrënjët, Tokën e plisin e Arbërisë

Je emblemë, je këngë, je loçkë
Je pikturë në sy më je xhan
Pas çdo gëzimi të pi dolli në gotë
Krenaria për ty jetën lule ma bën!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT