Monday, January 13, 2025
BallinaVitrina e libritAgim Bajrami-Portret

Agim Bajrami-Portret

Portret

Çdo ditē njē grua mē shkon pranē
(Nē tē njējtēn orē gjithmonē),
Njē gjysmë qiell majē flokēve mban
Qē sigurisht i shkon.


Mē kot vēshtrimin nuk ja ndaj
Ajo flet veç me ajrin,
Nëse ka muaj që ti ngjajë
Unē mund të zgjedh janarin.


Prej ēndrrash bore i ka buzët
(Qē mund tē shkrijnë çdo orë),
Profili i saj s’mund të pērbuzet
Dhe pse kaq dimēror.


Me siguri po shkon të puthet
(Pēr kētë s’kam pikē dyshimi )
Kētē ma thonē dy sytē e bukur
Që ndrijnē nga padurimi.


Nga drojtja lehtē pērkund qerpikēt
Njē kind fustani ndreq,
Mbas saj mesdita mbyll portikēt
Ta mbrojē nga ” syri i keq.”


Askush se di kush ēshtē kjo grua
Qē na ndez si ” masat,”
Nga malli i saj gjithē burrat nguten
Tē flenē mē shpejt me gratē.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT