Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me Real Madridin, që e mbanë atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2028, por diçka e re është klauzola e largimit që pritet të jetë 1 miliardë euro.
Sulmuesi brazilian në vitet e fundit është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë, por kontrata e tij aktuale do të skadojë në vitin 2024. Ai thuhet se ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re që nga janari, por gazeta spanjolle Cadena SER pretendon se ai do të vendosë të zezën mbi të bardhë për kushte të reja këtë javë ose fillimin e javës tjetër.
Raportimi nga media spanjolle thotë se kontrata e re do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh dhe ai do të marrë një bonus nëse 22-vjeçari fiton Topin e Artë teksa paraqitet për gjigantët spanjollë. Për më tepër, Vinicius, i cili doli i teti në listën e Topit të Artë në vitin 2022, do të bëhej lojtari me pagën më të mirë te mbretërit.
Tutje në lajmin e publikuar nga Cadena SER, thuhet se Madridi dëshiron të kujdeset për ish-anësorin e Flamengos, i cili iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2018, veçanërisht pas një transferimi të përfolur të yllit të PSG-së, Kylian Mbappe, që mund të kalojë në kryeqytetin spanjoll këtë afat kalimtar. Aty thuhet se Vinicius do të jetë prioritet në skuadër, kështu që anësori nuk duhet të mendojë se do të ketë rol dytësor pas francezit, nëse ai nënshkruan për klubin mbretëror.
