Në emër të dritës që zbret nga qielli,
Në emër të ëndrrave që lindin ndër sy,
Në emër të mallit përskuqur perëndimit,
Eja pranë meje, s’rri dot pa ty…
Eja pranë meje, mëngjeseve me vesë
Dhe mbrëmjeve të etura për dashuri,
Në një vend të sigurtë e plot shpresë,
Larg mjerimit të kësaj bote, në timin gji.
Eja pranë meje, si frut i kuqrremtë,
Mbushur me diell e mjaltë shërues,
Si një mbretëreshë e vjeshtës së sertë,
Me trillet e puthjeve, plot epsh, përmbi buzë..
