Sërisht Vjeshta më pushtoi,
Mes mërgjesesh qaramane,
Larg dy brigjesh më mërgoi,
Larg dy brigjesh sharlatane…
Muzgjet mbytur nën vesime,
Rrezet feksura…heqin zvarrë,
Rob dritë-mekjesh Bota ime,
Sillet rreth si mjelmë e marrë…
Eh, sa ëndërra lënë gjymtuar,
Larg…shum larg…s’di se sa,
Pirg lëngatash…mjergulluar,
Rreng ujëdhesash…për bela…
Sërisht Vjeshta më pushtoi,
Njësh me gjethet endacake,
Larg dy brigjesh më mërgoi,
Larg dy brigjesh verdhacake…
