BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Vuajtjet e patretura

Mira Zaho Mëhilli-Vuajtjet e patretura

Fillesës së prindërimit,
aureolë e mrekullive,
për dhuratën e Perëndisë,
me ëndrra gëzimtare,
shpirtin të pushton.

Fiksuar kujtesës,
me trokitje të heshtura,
vuajtjet e patretura,
sinjale vetëdijes dërgojnë,
ekzistencën e botës së trazuar,
drithshëm të kujtojnë.

Sfilitjet e kohës së shkuar,
çartisur gjurmëve të pacekëtuara,
frikshëm të trgojnë
se atëherë, kur nuk e pret,
prej qiellit të egërsuar,
furtuna mund të zbresin,
detit të trazuar, male dallgësh,
tërbuar mund të ngrihen.

Përballë tyre, me besimin
te forca e vullnetit hyjnor,
për mbrojtjen e fëmijëve të tu,
Zotit i lutesh që të ligut,
dorën e pashpirtë t’ia ndalë.

Vuajtjeve të patretura,
dhembshuria prindërore,
mburojë e shenjtëruar,
si drita e mëngjesit,
rrezëllin e kurrë s’venitet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT