E mbajta…hajmali
Ja mora lotin nënës e ruajta në zemër
Puthjen e saj e mbajta hajmali
Rrugëve të kurbetit,-më tha si këshillë
Qëndro bir i nënës qëndro njeri
Sa herë malli më merrte për zërin e saj
E shpirtit më del loti si fotografi
Më sjell para syve hënën në të dalë
E krahët e mi mbulon në qetësi
I lutem me shpirt të më qetsoj nënën
Aty ku qëndron lartë në përjetësi
Se fjalët e saj i kam ninullë gjumi
E shpirtin më ngrohin plotë me dashuri
