Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri . Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy persona.
Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S.Z., 42 vjeçar, shtetas i Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.
