Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--SA FRYMË TË KEM-

Armenida Qyqja–SA FRYMË TË KEM-

-SA FRYMË TË KEM-

Në agun tënd të mjegullt
Është arratisur prapë frymëzimi im,
Maj gishtave, që me natë,
Zagushisë shterruese t’i jap frymë…


Më e çmendrua e të çmendurave jam!
Jam shitësja e zellshme e shpresave,
Lajmi i mirë është se s’dua gjë në këmbim,
Asgjë, veç buzeqeshjeve…


Hajt, mos u kurse bliji të tëra!
Do të bëhimi të dy të pasur,
Të betohem zemër, sa frymë të kem,
S’do t’na mbarohen kurrë të qeshurat…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT