Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari-TAKIMI I PARË

Lida Bashllari-TAKIMI I PARË

TAKIMI I PARË

Nga takimi ynë i parë
E kujtoj me nostalgji.
Puthjen që më dogji zjarr,
Kur më puthe buzë e sy.


Pak më tepër përkëdheljet
Kur përshkronin trupin tim.
Ledhatimet që më falje
Klithnin, preknin der’ në ind.


Dhe nuk doja të mbaronte
Ai çast ,ai moment.
Ti për mua ishe bota,
Ishe mrekulli e tetë.


Do të më mbetet në kujtesë
Plot magji takimi i parë.
Nëse rikujtoj momentin,
Sërish do të më djegë një zjarr…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT