NËNA
Edhe Zoti vete dy herë s’u mendua
Mirësinë e tij e la më zemrën tënde
Bota rrotullohet si globi në duar
Kur buza të qesh me aromë nëne
Dashuria jote trëndafil me erë
Që të deh pa frikë, është parajsa vet
Asnjëherë s’kërkove mundin të ta këthejnë
Botën përtërinë… mbrekulli e tetë
Për bijtë e saj nuk gjen qetësi
Sikur janë fëmijë edhe të rritur burra
Ngrihet me sabah dita pa gëdhirë
E i pret në derë gjersa kthehen nga puna
