Thursday, February 5, 2026
BallinaSportLegjenda ruse Arshavin thur lavde për Dakun: Në dimër ose në verë...

Legjenda ruse Arshavin thur lavde për Dakun: Në dimër ose në verë më së largu do të jetë në top-5 ligat evropiane

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku shkëlqeu në debutim me Zenitin duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

E ish-futbollisti i Arsenalit, Andrey Arshavin, në një dialog me agjentin Timur Gurtskaya në një emision rus, ka shprehur mendimin e tij për Mirlind Dakun.

Gurtskaya e pyet ish-kapitenin e Përfaqësueses ruse se çfarë mund të thotë për Dakun dhe Arshavin pati fjalë të mëdha për të.

“Unë mendoj se Daku do të lëvizë në dimër ose më së largu në verën e ardhshme”, tha Arshavin, derisa Gurtskaya e pyeti: Ku? Në Zeni? Jo, në top pesë ligat evropiane. Daku bëri gjithçka mirë qysh në ndeshjen e parë dhe jam i sigurt se do të bëj gjëra të mëdha”, u shpreh Arshavin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT