Lozonjaria
Tek ecte lozonjaria mbi rërë e nxehtë,
Mbi trupin e nxirrë gërsheti zgjatej,
Me kokën pêrpjet e di se e shohim,
Dy sy tinzar sa se gllabëronin.
Në breg si pa dashur ai zgjati këmbën,
Lozonjaria e bukur në ajër fluturoj ,
U plas mes dallgëve në breg të detit,
Ciklat e ujit u përhapën si retë.
E vrap zgjati duart tinzari rebel,
Në krah i mbështolli të bukrat hire,
Ndjeu se bota ju rrotullua pran vetes,
I mahnitur mbeti e duar ju mpinë.
Ju hakrrua e bukura sa e bëri të dridhet ,
Duar e fëlliqura i paske mor djalë,
Sot lëndove mua por neser si dihet
Jot motër më keq nga unë do pësoj
Pastaj lozonjara u hodh të notonte ,
Me dallgët e detit u bë një meto,
Krahët i hapte si siren dukej,
Shkëlqimin mbi valë ajo rezatonte.
