BallinaVitrina e libritBruna Gjoni Pervathi-Dashuria nuk është premtim

Bruna Gjoni Pervathi-Dashuria nuk është premtim

Nuk dua të më premtosh asgjë..!!
Dashuria nuk është premtim..
Më kujtohet sesi sytë tanë i thyen kufijtë..
Shkelën hartën ku kufizoheshin lotët,
brengat..
Simfonia e zbrazët e krahëve që ikën…

Hapa..
Gjysmë hapa..
Gishtërinj…
Thellim..
Oshëtim muzgjesh..
Përdëllim agjesh..
Vetëm një pikëz drite varej në gjymtyrët e thyer të Majit

Edhe unë nuk të premtoj asgjë!!..
Dashuria nuk është premtim..
Të kujtohet sesi zemrat tona fluturuan në qiell??
Një ëndërr e madhe sa vetë ëndrra na lidhi me lastarë lulesh..
Ne e dimë… tani nuk jemi më njerëz..
Jemi yje që u bëmë dritë..

Dashuria nuk është premtim…
Ajo është rrënjë e fortë që nuk thahet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT