Ç’kohë bë(ri)n…?!
Kur ne filluam krasitjen
Duke prerë drurët e degëve pa sytha
E prisnim pranverën në kohë hëne të re
Gjithçka për ta kish rënë një re
Ku u zuri sytë të shihnin se ç’kohë bën!
Dhe i zuri bryma e kohës së vontë
E prisnin ndoshta t’i dilte ballë një Zot
Mëndjes së ngushtë e të mangët…
Përtej parashikimeve të të verbërve.
Dhe çfarë?!
Kur na panë
Zurën të thërrasin urraaa
U qorruan të shohin të vërtetat frutaaaa!