Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeShqipëri: Paralajmërohen reshje të shumta dhe përmbytje

Shqipëri: Paralajmërohen reshje të shumta dhe përmbytje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje të gjitha bashkive që të marrin masat në lidhje me përkeqësimin e motit.
Në bazë të informacionit të dalë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, pritet që Shqipëria të ketë një përkeqësim të motit duke filluar nga kjo e martë. Pritet që vendi të preket nga shira të shumtë të cilët mund të shkaktojnë edhe përmbytje.

Postimi i plotë i Ministrit:

Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Reshje mesatare priten në shumicën e qarqeve të tjera të vendit duke u shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT