BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Nuk ishte ëndërr!

Cerazela Kondi-Nuk ishte ëndërr!

Kish ardhur Pranvera.
Një Pranverë e bukur që skisha parë
ndonjëherë.
Ndryshe nga herët e tjera.

Dhe unë, u gjënda në një kopësht.
Kudo gjelbërim,lule plot ngjyra
Dhe aromë që të dehte.
Fluturat e bënin atë ditë,më të bukur.

Vrapoja me krahët hapur,
e gëzuar,thua që gjith botën
mbaja në duar.
Dhe qeshja e lumtur.

Hodha sytë nga dielli,
që më shikonte çuditërisht
i dëshpëruar.
Dukej sikur më thoshte….

Vrapo,vrapo sa të mundesh sot
sepse nuk do të vraposh më kurrë
në jetën tënde.
U shtanga,ngriva,ç’do ndodhte me mua;

Papritur,gjithçka u errësua.
Një zhurmë e tëmershme
dhimbje të padurueshme
Dhe sirena e një ambulance
që ulërrinte,duke nxituar.

U zgjova menjëherë.
E larë në djersë,e tmerruar,
me sytë që rridhnin lotë.
Falënderova zotin,që isha
duke ëndërruar.

U mundova,të lëviz këmbët.
Por ndjeva dhimbje.
Drejtova sytë tek trupi.
dhe atëherë e kuptova…
NUK ISHTE ËNDËRR!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT