Dhe nëse një ditë vjeshta do t’i marrë të gjitha lulet,
nëse era t’i shpërndajë petalet larg,
një gjë nuk do ta marrë dot prej meje,
dashurinë që për ty më digjet në gjak.
Dhe kur vjeshta të zhveshë pemët e fundit,
kur çdo lule të përkulet nën shi,
ti do të mbetesh gjithmonë brenda meje,
zjarri që s’fiket as në dimër, as në përjetësi
