Ku je oj rini e imja rini?
Rini
O shpirt i gjylpyem me telin e skuqun
ne zjem te rregjimit,
o goje e mbyllun me vaijn ne buze
vec per pakez liri.
O kenge e ndalueme me at za bilbili
me krahe te pergjakun e te perplasun
ne ate kafazin me ndry.
O kemba e lepurit qe kurre vrapin se ndale
ty ece ne kapercim.
Sa shpejt me je largue
e u bane e shkueme.
Une kurr s paskam dite,
se te vshtire sikur te kisha,
oj kang e ndalueme
bash tash qe s kam za aq te amel me knue
e as kame me vrapue,
ashtu sikur ishe krejt mbylle e burgue
me vjen dita me te lype
me sy te pleqnise
ku loti rrin gati ne cepin e tij
e vec pike sikur shi
per ty oj rini.
Ku je oj rini e imja rini?
