Natë
Buzët tona u prekën
pa kërkim falje u ndanë,
…dy zemrat u djegën.
Pa gjuhë, pa asnjë fjalë
në fytyra buzëqeshje,
buzëqeshje radhë e pa radhë
Dashuritë në gji i futën
ngrohtë ca murmuritje
venave u digjen në pritje.
Të njëjtën vuajtje kanë,
më parë nuk patën takim
ndjenin vetmin në shpirt
o Zot, janë të mishruara,
….dashurit mos i ndaj
kalendarët mos ua ndal.
U hapën sytë, çpojnë
errësirën e zezë,
ishte një ëndërr e bardhë!
