Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-ERËMOJNË DASHNI STREHZËS TONË

Asja Mulgeci-ERËMOJNË DASHNI STREHZËS TONË

ERËMOJNË DASHNI STREHZËS TONË

Det me tallaze, shkumëbardhë gjith naze,
Diell dhe kaltërsi ,si eshk digjet majëmalesh
Varka q’i tunden dallgve, sikur ndjellin stuhi


Tufa pulbardhash, horizontesh i ndjek era
Gugatje pëllumbash, sqep më sqeq
Dallëndyshe q’i nisen n’shtegtim, vendesh tjera


Oh,ç’e trishtë ardhka kjo melodi
E pērvitshme vjen kompozuar,e tillë simfoni


Njerëz shpërndar aty këtu
Diellin kërkojnē me pahir
Ai mbas reve sikur perkdhelet,
Iken dhe vjen,si e turpshme vashē
Heraherës,qerpikëve t’kalter prushtë shplon synë


Të dashuruemt ngjitur, dy e nga dy
Mbi buze e gushë, puthjet shijojnë
Un mbeta ngujuem, njatij shikimi
Njasaj natës së bekueme, mbramjes vonë


Paçka kujtimet, koloviten n ‘ajri
Erëmojnë dashni,strehezës tonë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT