Turpet…
Turpet po dalin topthazi
Si në panorama e në trrill
Si në natyrën e realitetit
Edhe natës, plot verbim!
Turpet, turpet si kothere
Nga varfëria e gojës e e mëndjes
Nga të pasurit me të kota
Me të kota qënka dhe bota!
Por gjithësesi turpi, turp
Kur shkruajmë, flasim në rimë
Se bën turpe edhe Ai /Ajo
Që tregon se kush jam unë, e Zot!
Turpet, turpet nuk kanë gisht
Me gisht po tregohen nga zotërinjtë
Nga turpi lindi zakoni si traditë
Traditën nuk e njohën, as si fill’
E eh, turpet janë si kotheret
Kur në sofër s’ka as bukë…!
Le të shohim se sa turpe ka çdo sofër
E sa ndere ka në t’njëjtën shtëpi!
Turpet po dalin topthazi
Në autostradë, n’story, n’libra e gazeta
Sa toptha ka ajri mbushur sapunësh
E sa grimca u bënë toptha në sytë e fëmijës?!!!