Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeU rrëzua në vend të punës, vdes në QKUK një punëtor kosovar

U rrëzua në vend të punës, vdes në QKUK një punëtor kosovar

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi i njëjti derisa kishte qenë në vendin e punës ishte rrëzuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili ishte dërguar në QKUK dhe nga mjeku ishte konstatuar vdekja e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së enjtes, njoftimin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT