Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-RRAJT I KAM N' GEGNI

Bukurie Bucpapaj-RRAJT I KAM N’ GEGNI

RRAJT I KAM N’ GEGNI

Rranjt e mia janë n’Gegni,
Njaty kam fol me gurë e lisa.
Askund nuk ka si ti malsi,
Besë e nder në flamur e plisa.

Kam n’igju kangën e pranverës,
Shpateve, lugjeve tuj verue,
Lulet e livadheve kurorë kres,
Varg në flokt t’mia i kam vendue.

Bija kreshnike e malsisë së Gjakovës,
Mallin e shkrujta n’krah t’shqiponjês
Kangën me lahut, fyell e çifteli,
Në zemër i kompozova për ty, malsi.

Bjeshkëve t’ mia kaq alpike
ahishtave të saja t’gjelbërue
Atje, ku hana ma mshef synin,
Atje, bash njaty frymën e fundit du me l’shue.

Shpirti tu ik n’atë botën tjetër,
Yjet t’u i numëru nga kjo botë egër,
As mos më kjani, as mos më vajtoni,
n’vargjet e mallit do më takoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT