Sunday, August 3, 2025
BallinaSportTifozi strugan me shqiponjë në fytyrë merr pasaportë shqiptare! Jeton në Zvicër!

Tifozi strugan me shqiponjë në fytyrë merr pasaportë shqiptare! Jeton në Zvicër!

Besmir Limani djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, i njohur për faktin se në çdo ndeshje të Kombëtares pikturon në fytyrë flamurin shqiptar, ka marrë pasaportën e Shqipërisë.

Ai ka publikuar disa foto nga një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla ndërsa shkruan:

“I nderuari Ministër të falënderoj publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024 unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi”, shkruan ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT